Është zbuluar data e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë.
Ndonëse mbledhja ishte parashikuar të mbahej në vjeshtë të këtij viti, mediat shqiptare në Maqedoni duke iu referuar vendimeve të qeverisë njoftojnë se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet në 2 dhjetor të këtij viti, ndërsa në 23 nëntor qeveria e Maqedonisë do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Bullgarisë.
Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase është parashikuar të zhvillohet në Pogradec.
Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati pak kohë më parë me homologun maqedonas Nikola Dimitrov, u njoftua se do të kishte një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por data nuk ishte përcaktuar./syri.net/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...