Këshilli i Prokurorëve Publikë, në mbledhjen që është caktuar nesër, do të shikon kandidaturat e paraqitura të kandidatëve për pasardhës të Marko Zvërlevskit, gjegjësisht për zgjedhjen e Prokurorit Publik të ri, transmeton Zhurnal.
Kandidaturat, 23 në numër, Qeveria deri tek Këshilli i ka dorëzuar më 20 e këtij muji, që si pritet shikimi të mbarojë deri në fund të javës dhe këshilli të deklarojë se për cilin do të japin vlerësim pozitiv,mëson “Fokus”.
Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publikë nga kërkesa e Qeverisë në afat prej 15 ditëve do të dorëzon në formë të shkruar mendimin pozitv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.
Ndër kandidatët më të përfolur janë Lubomir Joveski, i cili ishte edhe zëvnendës i Prokurorit Publik Republikan.
Avokati Zvonko Davidoviq, Aleksandar Nakov, Aleksandar Tortevski janë avokatët e paraqitur, Profesiori Sejfulla Osmani dhe noterja Lorija Vanevska, të cilët njoftuan se do të inkuadrohen në garë.
Arrestohet një person në Istog pasi publikoi video me armë n...
Kanoset një polic në Prizren pasi i kishte shqiptuar një tik...
Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë të Prishtinës
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ tregon hap pas hapi si të plotë...
Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
Presidenti i Brazilit kritikon ashpër SHBA-në për etiketimin...