Shkencëtarët kanë zbuluar se sheqeri “i zgjon” qelizat e kancerit dhe i bën tumoret më agresive.
Rezultatet e projektit hulumtues nëntëvjeçar në Belgjikë i cili u publikua në revistën Nature Communications, shihen si vendimtare në hulumtimin e kancerit, sepse shkencëtarët e kanë sqaruar përfundimisht efektin Warburg, një fenomen ky në të cilin qelizat e kancerit i shpërbëjnë sheqernat shpejt dhe kështu e stimulojnë rritjen e tumoreve.
Projekti filloi në vitin 2008 me theks të veçantë në mënyrën se si tumoret e ndryshojnë sasinë e sheqerit në laktat në krahasim me indet e shëndetshme. Deri më tani, nuk ishte e qartë nëse kjo ishte një simptomë ose një shkaktar i kancerit, transmeton Koha.net. Megjithatë, ky studim ofron prova të një korrelacioni pozitiv midis sheqerit dhe potencialit onkogjen në qelizat kancerogjene.
“Hulumtimi ynë zbulon se konsumimi hiperaktiv i sheqerit në qelizat e kancerit çon në një cikël vicioz të stimulimit të vazhdueshëm të zhvillimit dhe rritjes së kancerit. Prandaj, kjo e shpjegon lidhjen midis fuqisë së efektit Warburg dhe agresivitetit të tumorit”, tha prof. Johan Thevelein.
Hulumtuesit besojnë se këto rezultate do të kenë pasoja gjithëpërfshirëse dhe do ta sigurojnë një bazë për kërkime në të ardhmen në këtë fushë dhe do të ndikojnë në rregullimin e dietës për pacientët me kancer.
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...