Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në shtator të këtij viti, Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit ka bërë kompensimin e parë të një viktime të krimit të dhunshëm.
Tahiri e tha këtë gjatë hapjes së “Javës së të Drejtave të Viktimave të Krimit” ku pjesëmarrës ishin edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ambasadori amerikan Greg Delawie e shumë personalitete të tjera të rëndësishme, shkruan arbresh.info.
“E kemi lansuar programin e kompensimit të viktimave të krimit i cili mundëson kompensim financiar të viktimave të krimit të dhunshëm për të dëmtime të caktuara që kanë rezultuar nga vepra penale. Si ministër i drejtësisë kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në muajin shtator Komisioni për Kompensim të Viktimave të Krimit ka trajtuar kërkesën e parë për kompensim dhe e njëjta është aprovuar konform kushteve të plotësuar sipas dispozitave ligjore në fuqi”, ka thënë Tahiri.
/arbresh.info/
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend