Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së sotme të një punëtori 41-vjeçar nga kompania Bechtel Enka.
Ajo ka thënë se kjo kompani i trajton punëtorët sikur të ishin skllevër, ndërsa ka shkruar se Kuvendi urgjentisht duhet të merret me këtë çështje, shkruan arbresh.info.
Ky është shkrimi i plotë i saj në facebook:
“Edhe sot paska humbur jetën në vendin e punës një punëtor i Bechtel Enkes. Kjo kompani i trajton punëtoret sikur të ishin skllevër: me paga të vogla, me mungesën e kushteve për punë e me shkelje të të drejtave. Ndërkohë kjo kompani është favorizuar vazhdimisht nga Shteti.
Humbja e jetës në vendin e punës është bërë normale dhe çdo jetë e humbur po kalon në harresë. Qeveria e cila nuk brengoset për nivelin e lartë të papunësisë e varfërisë, nuk shqetësohet as për të drejtat e të punësuarve dhe hesht e nuk vepron as kur dikush nga ta humbet jetën. Qeveria nuk interesohet për jetën e qytetarit.
Janë dhjetëra punëtorë që kanë humbur jeten ne vendin e punës dhe askush, asnjëherë, nuk dha përgjegjësi. Inspektoriati i Punës duhet sa më parë të sjellë raport në Kuvend, në lidhje me vdekjet e punëtorëve në kompaninë Bechtel Enka dhe në kompanitë e tjera. Kuvendi urgjentisht duhet të merret me ketë çeshtje”, ka shkruar Haxhiu.
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...