Florim Isufi, anëtar i Komisionit të Ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë se ky komision është duke punuar intensivisht.
“Ne jemi duke punuar me intensitet shumë të lartë dhe ka jashtëzakonisht shumë elemente të reja, të cilat ne i kemi ditur më herët në aspektin profesional, por në aspektin e dëshmive zyrtare nuk kemi mundur të kemi dosje”, ka deklaruar ai për “Zërin”, duke shtuar se ka fakte të reja që nuk janë gjetur nga komisionet e kaluara.
“Ne nuk e kemi marrë këtë detyrë për ta rrezikuar integritetin tonë personal për të mos punuar, puna është aq intensive, gjithë ajo punë që mund të gjendet e që nuk ka qenë deri më tani nga asnjëri prej komisioneve, duke përfshirë këtu të gjithë komisionet e mëhershme, edhe neve si intelektualë të pavarur”, është shprehur ai.
Këto fakte të gjetura Isufi ka thënë se komisioni është duke i sistemuar dhe duke i përgatitur në mënyrë që të dilet me një raport final e profesional.
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...
Haxhiu përkujton masakrën e Polacit dhe betejën në Abri të E...
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...