Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në në çështjen e pavarësisë së Katalonjës, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova për RIA.
Moska më parë ka deklaruar se zhvillimet në Katalonja i sheh si çështje të brendshme të Spanjës, transmeton portali arbresh.info
Rusia gjithashtu ka pohuar se të gjitha mosmarrëveshjet mund të zgjidhen përmes dialogut brenda kuadrit të ligjit spanjoll dhe ndërkombëtar.
“Ne e kemi bërë të qartë pozicionin tonë në mënyrë të përsëritur. Në kemi shprehur para referendumit, gjatë referendumit dhe pas referendumit se Katalonia është problem i brendshëm i Spanjës. Dua të theksoj se pozicioni ynë nuk ka ndryshuar”, tha Zakharova./arbresh.info/
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë