Planet e Arabisë Saudite për të rimodeluar Mekën do të bëjnë që vendi i shenjtë mysliman t’i përngjajë Las Vegasit, thonë kritikët.
Qeveria saudite ka në plan të bëjë disa ndërhyrje në qytetin e shenjtë, e cila është qendër pelegrinazhi për myslimanët, transmeton portali arbresh.info
Projekti i cili është planifikuar të përfundojë në vitin 2019, është vënë në zjarr nga kritikët, të cilët thonë se rimodelimi i Mekës do të humb “shpirtin” e saj.
“Nuk është ide e mirë që të vihet një çati mbi vendin e shenjtë. Në këtë formë ata do ia zëjnë frymën vendin të shenjtë dhe do ta zëvendësojnë atë me një qendër tregtare”, tha Ali Al-Ahmed, drejtor i Institutit për Çështjet e Gjirit.
“Sipas projektit, vendi i shenjtë do të ngjajë më shumë me Las Vegasin sesa me një vend fetar. Ata kanë një shpërfillje të madhe për monumentet dhe kulturën lokale”, ka shtuar ai.
Puna rinovuese në Mekë filloi para gjashtë vitesh.
Qeveria saudite argumenton se rinovimet janë të nevojshme për të siguruar sigurinë e miliona pelegrinëve fetarë që udhëtojnë në Mekë çdo vit.
Në vitin 2015, më shumë se 2,200 njerëz kanë humbur jetën për shkak të rrëmujës, ndërsa në vitin 1990 rreth 1,500 njerëz janë shtypur nga turma./arbresh.info/
Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje po...
Luis Enrique me besim te skuadra e tij: Nuk ka favorit më të...
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes jep 345 milionë l...
Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e...
Avokatët e Naim Murselit kërkojnë rikonstruktim të vendit të...
Shefi i Repartit të IVF-së në QKUK: Infertiliteti te meshkuj...