Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë, por çarmatosjen e plotë nukleare të Koresë së Veriut. Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ndërsa vizitoi zonën e çmilitarizuar në Panmunjom, një fshat në kufirin mes dy Koreve.
Shefi i Pentagonit, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Korenë e Jugut, i bëri thirrje udhëheqësit të Penianit, Kim Jong-un, të shmangë provokimet që kërcënojnë të tjerët me një katastrofë.
“Provokimet e Koresë së Veriut vazhdojnë të kërcënojnë paqen rajonale e botërore, pavarësisht dënimit unanim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha James Mattis.
Disa metra larg kufirit me Veriun, si dhe nën vëzhgimin e ushtarëve të Penianit, Mattis tha në krah të homologut koreano-jugor, Song Young-moo, se vizita në zonën e çmilitarizuar sqaron dallimet e thella mes dy Koreve.
Në fshatin Panmunjeom u firmos deklarata e armëpushimit në vitin 1953, e cila i dha fund luftës në gadishull. Një megastërvitje ushtarake, që do të përfshijë mobilizimin e 3 aeroplanmbajtëseve amerikane dhe të grupeve të sulmit, do të zhvillohet në muajin nëntor në zonën e Azi-Paqësorit.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump bëhet gati të nisë turin e tij të parë në Azi, duke vizituar në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...