Riza Shillova nga Policia e Kosovës ka thënë se Policia e Kosovës pajtohet që të forcohen kapacitetet e Policisë në kryeqytet me qëllim që të kryhen detyrat në kryeqytet.
Mirëpo, ai ka thënë se kjo duhet të bëhet në harmon i me zingjirin komandues siç e parasheh Ligji për Policinë, shkruan arbresh.info.
“Ne jemi për rritje të kapaciteteve por kjo duhet të jetë në harmoni me zingjirin komandues siç e parasheh ligji për policinë”, ka thënë ai në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokale dhe Media ku po diskutohet rreth Projektligjit për Prshtinën.
Shillova foli edhe për kompetencat e drejtorit të policisë rajonale apo të kryeqytetit.
“Konsiderojmë që drejtori i policisë të kryeqytetit të raportojë në Kuvendin e Kryeqytetit është një paralelizëm sepse ne jemi institucion qendror dhe mendoj se kjo duhet të rishikohet”, ka thënë ai.
Edhe një pjesë e anëtarëve të Komisionit u pajtuan që duhet të shikohet që Projektligji për Prishtinën të mos interferoj në ligje të tjera./arbresh.info/

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova ng...
Të vërtetat e fshehura të Gattuso: zemërimi, krenaria, parat...
Përparim Rama: Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë
Zgjidhet presidenti i Vietnamit, To Lam mban mandatin e dytë...
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit