Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka deklaruar se ndërtimi i Spitalit të Prishtinës i paraparë me Ligjin për Prishtinën do të jetë sfidë.
Rrahmani, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Administratë Publike tha sot gjatë mbledhjes së këtij Komisionit ku po diskutohet për Projektligjin për Prishtinën se ky Projektligj ishte dashur të kryhej më herët, shkruan arbresh.info.
“U tha që ndoshta ka pasur mundësi që të kryhet edhe më herët por nuk po dua të hy në ato qka ka ndodhur”, ka thënë ai.
Sipas tij ka mundësi që ligji të prek edhe ligje të tjera dhe duhet pasur kujdes që të mos ndërhyj edhe në ligje të tjera.
“Duhet të kemi kujdes që nxjerrja e ligjit të jetë në harmoni edhe me ligjet e tjera”, ka thënë ai.
/arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri