Hamdi Salihi është në formë fantastike këtë sezon, ai u transferua në Viner Nojshtat dhe ka arritur ta gjej rrugën e golit për 13 herë.
Së fundmi ai ka folur për eksperiencën e tij të re, objektivin që ka skuadra, ndërkohe që kur i përmendet Kombëtarja, thekson se është gati për të në çdo moment.
“Kam treguar se nuk jam kursyer asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares, edhe kur luaja në Amerikë apo në Kinë. Kam ardhur gjithmonë me dëshirë. Çdo gjë në shërbim të ekipit Kombëtar, do të kisha qenë i gatshëm për t’u afruar apo për ta ndihmuar. Por, duhet të jemi pak realistë: vitet ecin dhe normalisht që trajneri besoj që ka plane të tjera. Përtej gjendjes dhe formës momentale të lojtarëve, i duhet të bëjë edhe vlerësime afatgjata. Por, kur do të jetë nevoja unë jam gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin Kombëtar”, ka thënë Salihi.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron