Pas disa orësh debat me akuza dhe kundër-akuza, në seancën plenare rreth rishikimit të buxhetit në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ritreguar edhe njëherë arsyen pse nuk po e mbështet rishikimin e buxhetit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nuk do e mbështesë një buxhet që merrë nga shëndetësia e u jep falsikatorëve, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu, ai ka shtuar se është për lista të pastruara të veteranëve.
“Nuk mund të mbështes një buxhet që financon lista prej 60,000 veteranëve asnjëherë. Nuk mund të mbështes një buxhet që merr nga shëndetësia e u jep falsifikatorëve. Jam për lista të pastruara me veteran përnime – që s’marrin lëmoshë po kontribut të denjë. Jam për buxhet që i jep e si merr shëndetësisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...