Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar mocion mosbesimi për qeverinë e vendit, duke nënvizuar se është çështje ditësh kur kjo gjë do të ndodhë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se zgjedhjet e fundjavës që lamë pas e kanë konfirmuar LDK-në si parti të parë në vend, gjë që do të ketë implikime në nivele të ndryshme, duke theksuar se në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës është në rënie të lirë.
“Të gjithë fitojnë me ne. LDK-ja ka fituar dhe të gjithë fitojnë nga pak me fitoren tonë. Ne kthehemi në krye vetëm përmes pushtetit lokal. Këtë e kemi bërë edhe paslufte. Kështu pati ndodhur edhe atëherë. Rezultati të cilin morëm nuk është maksimal. Do të punojmë që ta rrisim veten, pasi na janë dashur dhjetë vjet për ta rikuperuar dëmin e vitit 2006”.
“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit në raport me ne ishte ndëshkim qytetar. Por ne nuk u dëshpëruam. Punuam bashkë me qytetarët dhe lexuam drejt kërkesat e tyre. Mocioni për rrëzimin e qeverisë në pjesën e parë të vitit ishte vetëvrasje politike për PDK-në. Ky është vetëm fillimi i dështimeve të PDK-së. Skena politike po rikonfigurohet, ndërsa ne po konfirmohemi si parti e parë”.
“Definitivisht do të ndodhë(mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj). Është çështje ditësh kur do të ndodhë. Unë kam thënë që më datën 23, Kosova ka ndryshuar. Tash mbetet të shihet”.
Nisin punimet për rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë
Publikohet letra e pretenduar e vetëvrasjes së Jeffrey Epste...
Dogana e Kosovës zbulon faturë të dyfishtë në Vërmicë, dyshi...
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi