Barcelona deri në ditën e fundit të afatit kalimtar tentoi transferimin e mesfushorit brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Por, pas vetëm dy muajsh, skuadra angleze është e gatshme që gjatë muajit janar të pranojë shitjen e brazilianit.
Sipas Mirror, Liverpool tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Barcelonës dhe u ka komunikuar atyre çmimin e Coutinhos.
Ata duan as më shumë e as më pak se sa 150 milionë euro, 20 më shumë se sa Barcelona kishte ofruar gjatë verës së kaluar.
Edhe lojtari është i gatshëm të largohet, pasi dëshiron të luaj me Leo Messin, Luis Suarez, Andres Iniesta e Ousmane Dembele.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër