Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duke iu drejtuar deputetëve në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se nuk beson që ka vend tjetër në Evropë që e ka shëndetësinë më të sëmurë e që jep kaq pak pare për shëndet, shkruan arbresh.info.
“Nënat lindin nëpër korridore. Ata që kanë para kanë zgjedhur spitalet tjera”, ka thënë ai.
Sipas tij sikur ky parlament të kish trajtuar shëndetin, qytetarët do të kishin më shumë dinjitet dhe do ta kishin dashur më shumë këtë parlament.
“Po si kanë me dashtë kur shkurtohet buxheti për shëndetësi. Një qeveri që e ka prioritet shëndetin e qytetarëve do t’i mbante fondet për shëndet”, ka thënë ai.
Duke folur për veteranët ka thënë se çfarë vlerë e luftës është kur thuhet se në Kosovë janë 60 mijë veteranë e në luftë ishin 17 mijë veteranë.
“Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë nuk mund ta ndryshoni këtë fakt. Nga kjo foltore i ftoj veteranët njëmend të bëhen bashkë dhe t’i shtrojnë kërkesat e qarta”, ka thënë ai./arbresh.info/
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona