Kosova pritet që javën e ardhshme të ketë mot të nxehtë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e nxehta nga Afrika Veriore do të mbizotërojnë në pjesën dërmuese të javës.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga e hëna deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë celsius. Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Pjesa qendrore dhe veriore e Kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të percjalla me pak vranësira dhe kthjellime dominuese.
Edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-38 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të pësojë zbritje ditën e mërkurë dhe si rezultat i kësaj zbritje në ditët vijuese do të ketë edhe rënie të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë