Florentino Perez ka hedhur poshtë mundësinë për transferimin e sulmuesit duke insistuar se është i lumtur me Karim Benzemas si dhe duke mohuar që ka kërkuar te Daniel Levy rreth vlerës së 24-vjeçarit.
Real Madridi ka hedhur poshtë plotësisht transferimin e sulmuesit së Tottenhamit, Harry Kane, të paktën për tani, transmeton portali arbresh.info.

Gjiganti evropian ka qenë i lidhur me transferimin sensacional të reprezentuesit anglez gjatë javëve të tij për shkak të formës së shkëlqyer te klubi dhe vendi i tij. Por, presidenti i në Bernabeu Florentino Perez ka mohuar raportet që e lidhin atë me transferimin te Real Madridi duke insistuar se është i lumtur me sulmuesin aktual Karim Benzeman.
“Transferimi i Harry Kanes nuk më ka shkuar në mendje. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe përveç kësaj ai është i ri”, tha fillimisht presidenti.
“Ai ka shumë vite për të bërë progres, por ne jemi të kënaqur me Benzeman dhe të gjithë skuadrën”
“Nuk e kam pyetur presidentin e Tottenhamit për çmimin sepse e dija se ai do të më thoshte se vlen 250 milionë euro”
Ndërkohë, Tottenhami nuk ka ndërmend t’i lejoj yllit të tyre 24-vjeçar të largohet nga klubi duke insistuar se është i lumtur në Premierë Ligë./arbresh.info/

Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës