Mesfushori i Lirisë, Meriton Korenica, ka folur para duelit që Liria zhvillon ndaj Vëllaznimit në Prizren.
Liria përballet me Vëllaznimin nga ora 13:30 në nje tentim për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve.
Në ndeshjen e fundit Liria mposhti Llapin me rezultat 3-0, e sipas mesfushorit Meriton Korenica, rezultatet pozitive duhet të vazhdojnë.
“Pres rezultat pozitiv edhe kundër Vëllaznimit sepse jemi kthyer në formën e duhur me rezultate pozitive”, potencoi Korenica.
Ai shtoi se rikthimi i tij ka qenë i vështirë prej lëndimit. Koreniës i kanë munguar golat që prej rikthimit, por ai thotë se kjo është e parëndësishme teksa ekipi fiton.
“Po, jam rikthyer nga lëndimi dhe ndihem shumë mirë, nuk mendoj se është problemi te golat. Golat do të vijnë shumë shpejt, ajo që është e rëndësishme është që ekipi të vazhdojë të fitojë ndeshjet”, deklaroi Korenica.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...