20-vjeçari Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve në ambientet e policisë së Shkodrës se është autori i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e së premtes.
Ai ka treguar se u fut në makinën e turistëve, nën kërcënimin e armës, në fshatin Lotaj.
Sipas tij , pranë fshatit Prekal, çeku Michal Svatos tentoi t’i merrte armën dhe ky ka qenë momenti që ai e ka shkrepur kallashin ndaj të dyve.
Policia ka mundur ta arrestojë Mjacajn rreth orës 16:00 të së dielës, dy ditë pas vrasjes së turistëve çekë, në një aksion të nisur nga mbrëmja e së shtunës.
20-vjeçari Mjacaj, lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit, u kap në një shtëpi dykatëshe në fshatin Grudë e Re. /Shqiptarja/
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...