Autoritetet katalunase nuk do të zbatojnë urdhrat e qeverisë spanjolle nëse Madridi merr kontrollin mbi rajon, ka thënë një zyrtar i lartë.
Zëdhënësi për punë të jashtme Raul Romeva ka thënë për BBC se qeveria qendrore është duke vepruar në kundërshtim me vullnetin e katalanëve, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy ka njoftuar që ka në plan të largojë qeverinë rajonale dhe të kufizojnë disa nga liritë e parlamentit të saj.
Parlamenti katalanas do të mblidhet të enjten për të vendosur mbi përgjigjen e tij.
Udhëheqësit pro pavarësisë mund të vendosin të formalizojnë një deklaratë të njëanshme të pavarësisë, raporton Bethany Bell në Barcelonë.
Senati spanjoll pritet të miratojë masat e qeverisë të premten së bashku me një propozim për zgjedhje të reja rajonale./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë