Policia ka arrestuar të dielën të dyshuarin në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova. Sokol Fran Mjacaj u arrestua pasi 350 forca policie dhe FNSH-je rrethuan një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku thuhej se fshihej 20-vjeçari i armatosur.
Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe vrasje. U vërtetua shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit. Mjacaj konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. U lirua nga burgu para një muaji.
Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.
Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar./Top Channel
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë