Skuadra Mercedes është kampione e botës për konstruktorë, ndërsa Lewis Hamiltonit i duhet edhe një sforco e vogël për të rrëmbyer zyrtarisht titullin e katërt në karrierë.
Në përfundimit të çmimit të madh të Amerikës, ku e kaloi i pari vijën e finishit, piloti britanik u shpreh:
“Urime skuadrës për fitoren. Ky vit ka qenë i pabesueshëm. Kemi punuar të gjithë si skuadër dhe jam krenar për këtë. Sidomos për faktin që makina ka patur shumë ndryshime.”
Hamilton e konsideroi një fitore të mrekullueshme suksesin në Austin, por nuk harroi të përgëzonte edhe rivalin e Ferrarit, Vettel, për garën e zhvilluar.
“Ishte një garë e madhe, një nga më dëfryeset. Sebastian e nisi shumë mirë, por unë e dija që mund ta parakaloja. Arrita të ruaja ritmin dhe ta lija pas, janë pikërisht këto momente për të cilat jetoj. Më surprizoi Vettel, sepse u tregua shumë korrekt. Mendoj se ishte një fitore e jashtëzakonshme edhe për të gjithë miqtë e mi që kishin ardhur për të më ndjekur.”
Nga ana tjetër, Vettel e pranoi se e kishte të pamundur të ndalte Hamiltonin dhe kjo ndodhi për problemet e Ferrarit. Gjithsesi, gjermani i “Kokëkuqes” u shpreh i bindur se e ardhmja i përket skuadrës italiane. /SS/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...