Kryeministri Edi Rama ka sulmuar në mënyrë frontale Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke e cilësuar si një nga institucionet që nuk ka bërë asgjë që kur është krijuar.
Duke folur për kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahirit, Rama ka theksuar sesi si ka mundësi që kjo prokurori, e kapi zelli i madh për të luftuar krimin dhe korrupsionin, ndërsa sipas tij, nuk ka lëvizur gishtin për disa ngjarje që ka pasur dyshime të forta.
Rama, duke marrë si shembull tre prokurorët që paraqiten kërkesë para Këshillit të Mandatave për arrestimin e Tahirit, e ka cilësuar si pikën më të dobët të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
“Të arrestojnë një deputet me burg, pa e marrë në pyetje, le pastaj pa prova. Ku u gjet ky zell i panjohur, i një prokurorie që s’ka lëvizur një gisht që kur ka lindur. As për prova e fakte që shihen ashiqare si të dyshimta nuk kanë lëvizur, le më për përgjime. Kurrë. Asnjëherë. Hiç. Asnjë gisht nuk lëvizi kjo prokurori me një bilanc memec. Me 4 fletë bakalli duan të fusnin në burg një deputet,” tha Rama.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...