Është raportuar se në shkollën ‘Dëshmorët e Qiqavices’, në Dashecë të Skenderajt, vendvotimi nr 2133B, në mesnatë është dëmtuar dera e hyrjes së kësaj shkolle me zjarr të qëllimshëm.
Por policia thotë për Express se për ngjarjen në fjalë është inicuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, sqaroi se kjo nuk ndërlidhet aspak me vendvotimin në fjalë dhe se në këtë pjesë tani është duke u zhvilluar votimi.
Ndërkaq në zgjedhjet e sotme lokale, deri në orën 15:00 kanë dalë për votim 29 për qind e qytetarëve.
Këtë e bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e mbajtur për media.
Ata shtuan se deri në këto orë i gjithë procesi është duke shkuar në rregull. KQZ-ja bëri të ditur se kanë votuar mbi 568 votues, derisa sqaruan se konferenca e radhës kur do të flitet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mbylljen e qendrave votuese, do të bëhet në orën 20:00.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira