Rrëfimi shokues i lojtarit: “Tentova të vrisja veten, Maradona më shpëtoi jetën”

Football legend Argentinian Diego Maradona gestures during a press conference on February 26, 2013 in Naples. Maradona, who rarely stepped foot in Italy since leaving under a cloud in the 1990s amid claims of collusion with mafia dons and a positive drugs test for cocaine, asked for "justice" in his dispute with Italian tax authorities on an emotional trip to Naples -- the scene of some of his greatest career successes. AFP PHOTO / CARLO HERMANN (Photo credit should read CARLO HERMANN,CARLO HERMANN/AFP/Getty Images)

01:14 | 22 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Ish-futbollisti argjentinas, Pedro Monzon, i cili ka luajtur me kombëtaren në periudhën e legjendës Maradona, ka rrëfyer se si e ka shpëtuar ylli argjentinas nga vetëvrasja.

Gjatë asaj periudhe, Monzon ka qenë i varur nga droga dhe jeta e tij ka qenë në një pikë kritike, pasi është larguar edhe nga bota e futbollit.

Mirëpo, teksa ka qenë duke tentuar të vrasë veten, i vetmi shpëtim i tiji ka qenë Diego Armando Maradona, i cili e ka ndaluar të kryejë vetëvrasje.

Për këtë, Monzon ka thënë: “Kam qenë në prag të vetëvrasjes dhe personi i fundit me të cilin kam folur ishte Maradona. I thashë se nuk ndihesha mirë, por nuk prisja të më vizitonte. Për pesë minuta, ai ka qenë në shtëpinë time dhe më ka parë në një gjendje tepër të keqe. Ai ishte dhe momenti që është ulur me mua në tokë dhe më ka folur duke më shpëtuar jetën”.

Shpërndaje në rrjete sociale