Në një dalje për mediat deputeti i LSI-së Nasip Naço u shpreh se kjo forcë politike është pro kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Naço u shpreh se nga ana e kryetarit Gramoz Ruçi po kërkohet që mbledhja të vijojë më dyer të mbyllura, por kjo është në shkelje flagrante të kushtetutës.
“Vendim i marrë nga zoti Ruçi nuk është i drejtë. Vota ime është por dhënies së autorizimit për imunitetin e Saimir Tahirit.
Është një standard morali i vendosur, nuk duam që të mbrohemi pas imunitetit.
Nuk dua të bëhem prokuror, as gjyqtar, mbështes prokurorinë të bëjë kontrolle në banesë dhe të marrë masa.
Nuk është një ditë e mirë për Tahirin, por është e mirë për shqiptarët që prokuroria po heton.
I bëj thirrje grupit të PS-së të mos e mbrojë Tahirin por ti hapë rrugë hetimit të tij”, tha Naço.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova