Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë akterët e përfshirë në zgjedhjet e së dielës të punojnë maksimalisht për t’ia zbardhur fytyrën Kosovës.
Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë deklaroi se varësisht nga rrjedha e zgjedhjeve në Kosovë varet edhe shpejtësia e liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE, shkruan arbresh.info.
“Të dielën në Kosovë mbajmë zgjedhjet komunale. Falënderoj partitë politike për korrektësi dhe kujdes në fushatë. Procesi ka shkruar në rregull, i lusim partitë politike, gjithë akterët pjesëmarrës në zgjedhje që t’ia zbardhin fytyrën Kosovës me zgjedhje sa më të mira dhe me zgjedhje fer. Të mos harrojmë se edhe nga kualiteti i zgjedhjeve varet shpejtësia për të arritur të liberalizimi i vizave dhe integrimi në BE”, është shprehur Haradinaj.
/arbresh.info/
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë
Starmer i ben thirrje Andrew-t te deshmoje ne SHBA per lidhj...
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...