Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka bërë shqyrtimin e Projektligjit për Shoqëritë Tregtare.
Ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se ky projektligj mbron investitorët e vegjël në korportata, shkruan arbresh.info.
“Arsyeja e parë për hartimin e këtij projektligji është adresimi i nevojës për përafrimin e këtij ligji me Legjislacionin e BE-së dhe me zbatimin e kritereve të MSA-së. Arsyeja e dytë është rritja e mbrojtjes për investitorët e vegjël në korporata dhe për përmirësimin e procedurave për regjistrimin e shoqërive tregtare”, u shpreh Hasani.
Ai tha se me këtë projektligj, shoqërive tregtare që regjistrohen në ARBK u jepet një numër unik që i identifikon dhe u jep mundësi për ndërveprim me ATK-në.
Projektligji u miratua me shumicë votash./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...