Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili synon ta marrë edhe një mandat, ka bërë me dije se është i pamposhtur në këtë garë më 22 tetor.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se puna e mirë që ka bërë gjatë këtij mandati qeverisës që po lëmë dhe besimi që ka krijuar te qytetarët e Mitrovicës do t’ia sigurojnë fitoren që në raundin e parë. Bahtiri ka thënë se përpjekjet e PDK-së për ta kthyer pushtetin në këtë qytet janë të kota.
Sipas tij, kandidatja e PDK-së për kryetare komune nuk ka kapacitet për ta udhëhequr Mitrovicën, kurse për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se nuk po përforcon mirë. Bahtiri ka theksuar se 65 për qind e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje e duan atë për kryetar komune.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...