Tribunali i Hagës pritet që më 22 nentor ta shpallë vendimin për Ratko Mlladiçin, gjeneralin e ushtrisë serbe.
Gjyqi ndaj tij filloi më 16 maj 2012. Mlladiç akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të myslimanëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjen dhe Hercegovinën, transmeton Indeksonline.
Në dy akuza, gjenerali Mlladiç akuzohet për genocid dhe pjesa tjetër akuzohet për përndjekje, shfarosje, vrasje, dëbime, transferim të detyrueshëm të popullsisë, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje të pengjeve ndërkombëtare.
Këto krime, të cilësuara si krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, u kryen në 15 komuna të Bosnjes dhe Hercegovinës.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...