Barcelona mund të bëjë në të ardhmen një lëvizje për të siguruar transferimin e yllit të Chelseat, Marcos Alonso.
Reprezentuesi spanjoll iu bashkua “Bluve” nga Fiorentina verën e kaluar dhe që nga atëherë ka siguruar një pozitë të rregullt në formacionin startues, transmeton portali arbresh.info.
Alonso fillimisht është parë si një blerje në panik e trajnerit të “Bluve”, Antonio Contes, por 26-vjeçari ka evoluar duke u kthyer në një lojtar me ndikim në skuadër pas kontributit në tetë gola në kampionatin anglez.

Bazuar në ‘Don Balon’, Alonso është shfaqur si një shënjestër befasuese e Barcelonës pasi Ernesto Valverde nuk është plotësisht i kënaqur me performancat e Jordi Albas.
Alonso ishte njëri nga tre lojtarët, përfshirë Cesar Azpilicuetan dhe Nemanja Maticin, të cilët janë vëzhguar nga Roberto Fernandez i Barcelonës javën e kaluar./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...