Roma është gjobitur me 20 mijë euro për brohoritjet kundër napolitanëve, ndërsa Napoli është gjobitur me 10 mijë euro për hedhjen e fishekzjarrëve.
Dy skuadrat janë takuar mbrëmjen e së shtunës, ku “Partenopei” siguroi fitore me rezultat minimal 1 me 0 në Stadio Olimpico, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e martë), Serie A ka lëshuar raportin e tyre disiplinor për ndeshjet e vikendit dhe “Giallorossët” janë gjobitur me 20 mijë euro për brohoritjet fyese.
Po ashtu, është mësuar që tifozët e Lupit kanë hedhur fishekzjarrë tek tifozët para fillimit të ndeshjes. Për shkak të kësaj ata janë gjobitur me një shumë prej 10 mijë eurove.
Juventusi është gjobitur me 5 mijë euro pasi tifozët kanë vendosur laser në sytë e gjyqtarit Pieropaoli Mazzoleni./arbresh.info/
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...
Abdixhiku së bashku me Osmanin në takim me mësimdhënësit: Ku...