Trajneri i “Dhelprave” është shkarkuar nga ish kampioni në Premierë Ligë pas vetëm një fitore brenda tetë ndeshjeve këtë sezon.
Craig Shakespeare është shkarkuar nga Leicester City, raportojnë mediat angleze, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i “Dhelprave” ka paguar çmimin për sezonin e dobët në Premierë Ligë pasi skuadra e tij qëndron në pozitën e tretë nga fundi i Premierë Ligës.

Shakespeare është liruar nga detyra e tij pas një takimi me drejtorin e klubit Vichai Srivaddhanaprabha sot (e martë) pas barazimit të klubit 1 me 1 ndaj West Bromit mbrëmjen e kaluar.
Pronari i ka bërë të qartë trajnerit 53-vjeçar që dështimi për të fituar në tetë ndeshjet e para në fillim të sezonit nuk ka kënaqur ish fituesin e Premierë Ligës./arbresh.info/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...