Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së po vazhdon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar sot përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, raporton arbresh.info.
Tashmë ka filluar takimi me përfaqësues të LDK-së, dhe aktualisht po mungon Driton Selmanaj, Kryesuesi i Komitetit për Mbikqyrje të Financave në Kuvend të Kosovës, raporton arbresh.info.
Javën e kaluar ajo ka takuar përfaqësuesit e PDK dhe LVV në Kuvendin e Kosovës, dhe në ditët në vijim do të ketë edhe takime të tjera. Në këto takime pati debate të ashpra rreth vonesave në liberalizimin e vizave për Kosovën.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
09.00-10.00 Takim me përfaqësuesit e LDK-së
Kuvendi i Kosovës, S3 (takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti
Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani
Kryesuesi i Komitetit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku
Kryesuesi i Komitetit për Mbikqyrje të Financave ,Driton Selmanaj
14.30-15.30 Takim me përfaqësuesit e AAK-së
Kuvendi i Kosovës, S1 (takimi i hapur për media)
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi
Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Daut Haradinaj
/arbresh.info/
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...