Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të vendosur një numër sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, në përputhje me Rezolutën 2321 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u njoftua të hënën në portalin zyrtar të informacioneve ligjore të Rusisë.
Kufizimet e supozuara nga dekreti janë në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Phenianin në përgjigje të programit të tij bërthamor dhe raketor.
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që përcakton sanksionet kundër Koresë së Veriut. Dokumenti hyri në fuqi më 14 tetor, transmeton portali arbresh.info
Rezoluta 2321 ishte rreth masave të posaçme ekonomike kundër Koresë së Veriut dhe u miratua më 30 nëntor 2016, si përgjigje ndaj testeve të raketave të Phenianit në fund të vitit 2016.
Sipas dekretit, do të ulet numri i llogarive bankare të misioneve diplomatike të Koresë së Veriut në Rusi dhe do të ndalohet eksportimi i artikujve të luksit.
Gjithashtu dokumenti rekomandon pezullimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknik që mund të ndihmojë në prodhimin e armëve bërthamore dhe raketore me individë dhe institucione që përfaqësojnë Korenë e Veriut./arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...