Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte rreth orës 20 është sulmuar me gurë e shishe deputeti dhe Drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VV-së, Ismajl Kurteshi, si dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari.
Siç thuhet në njoftim, Ismajli, Ruzhdiu e disa aktivistë të VV-së u sulmuan pas përfundimit të VV-së në fshatin Carralevë.
Nga ky sulm bëhet e ditur se ka marrë lëndime aktivisti Arbër Krasniqi – dhe VV thotë se e gjitha ka ndodhur në prani të policëve – të cilët ishin 5 metra larg tyre.
“Sonte, rreth orës 20.00, persona të panjohur kanë sulmuar me gurë, vezë dhe shishe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Drejtuesin e Shtabit Qendror të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshin, kandidatin për kryetar të Shtimes z.Ruzhdi Jashari dhe disa aktivistë dhe simpatizues. Ata u sulmuan pas përfundimit të tubimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Caralevë të Komunën e Shtimes, që qëllon të jetë dhe fshati i kryetarit aktual të Komunës së Shtimes. Aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Krasniqi ka marrë lëndime nga sulmi që është kryer para pranisë së zyrtarëve të policisë, jo më larg se 5 metra prej tyre”, thuhet në njoftim.
VV ka ftuar organet e drejtësisë që të ndërmarrin veprime të shpejta për dënimin e sulmuesve.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet ligjzbatuese që të ndërmarrin urgjentisht veprime për zbulimin dhe dënimin e sulmuesve. Këto sulme që shpërfaqin panikun e pushtetit lidhur me fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Shtimes dhe kudo në Republikën e Kosovës nuk do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshimin e madh politik, të filluar më 11 qershor dhe që do të masivizohet edhe më shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit”, thuhet në fund të reagimit.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...