Atletico Madridi do të përballen me kreun e tabelës, Barcelonën, në Wanda Metropolitani që është njëri nga ndeshjet më të mëdha deri tani në La Liga.
Gjiganti katalunas ka një rekord prej 100 për qind deri tani duke fituar në çdo paraqitje të këtij sezoni në kampionatin spanjoll, shkruan portali arbresh.info. Atletico nuk ka mposhtur asnjëherë Barcelonën në La Liga qysh pasi Diego Simeone mori detyrën te ‘Los Colchoneros në dhjetor të vitit 2011.
“Blaugranët” janë në mungesë të Rafinhas dhe Ousmane Dembeles, ndërsa nikoqirët e këtij takimi kanë në dispozicion të gjithë skuadrën.
Dy klubet kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tetë në kuadër të La Ligas.
Ndeshja luhet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Filipe Luis; Koke, Saul, Gabi, Carrasco; Griezmann, Correa.
Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez, Gomes.
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...