Në orët e pasdites, në sheshin e qytetit në Kërçovë, BDI me koncert i mbylli aktivitetet parazgjedhore.
Në tubim foli kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili foli në gjuhën shqipe dhe atë maqedonase. Ai premtoi se si edhe deri më tani do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
“Do të vazhdoj të ndërtoj objekte infrastrukturore në interes të të gjithë qytetarëve, prandaj sot, me fytyrë të pastër e kërkoj mbështetjen nga të gjithë që jetojnë në Kërçovë”, tha Dehari.
Ai i falënderoi mërgimtarët të cilët kanë ardhur në numër të madh nga diaspora për të votuar.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e rastit tha se Dehari e ka mbështetjen e plotë nga të gjitha strukturat sepse me punë është dëshmuar dhe ka arritur ta marrë besimin e të gjithë qytetarëve të Kërçovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.
Mbështetje për Deharin shprehi edhe zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i cili premtoi mbështetje të parezervë nga të gjitha strukturat për punën e Deharit në periudhën në vijim.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...