Më shumë se njëmijë terroristë kanë hyrë në territorin e Sirisë nga dy provinca të Irakut, kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të po kryen sulmin anti-ISIS.
Shefi i Drejtoratit Operacional të ushtrisë ruse Kol. Gen. Sergey Rudskoy raporton që terroristët kanë marrë me vete tanke, pajisje dhe sisteme raketore ndërsa po shkonin në Siri nga provincat Anbar dhe Nineveh, transmeton portali arbresh.info
Ata morën pjesë në një ofensivë masive me qëllim të avancimit të thellë në territorin sirian, si pjesë e një grupi prej 3 mijë militantësh.
“Si rezultat i veprimeve vendimtare të trupave qeveritare me mbështetje të forcave ajrore ruse, terroristët kanë dështuar të arrijnë qëllimet e tyre, kundër-ofensiva u zmbraps ndërsa forcat kryesore të terroristëve u shkatërruan”, ka thënë Rudskoy në konferencë./arbresh.info/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë