Nga Gjykata Themelore “Shkupi 1” sot njoftuan se nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë marrë kërkesë për anulimin e seancës së “Rastit të Kumanovës” dhe se për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale do të duhet të shtyhet seanca për të akuzuarit e “Lagjes së Trimave”.
Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kërkesë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi në 9 dhe 10 maj të vitit 2015.
Në këto përleshje humbën jetën 8 pjesëtarë të forcave policore të Maqedonisë dhe mbi 30 u plagosën, kurse nga grupi i armatosur u vranë 10. Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, raporton Alsat-M.
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...