Qeveria e Kosovës i ka vazhduar mandatin si drejtor i përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike drejtorit të deritanishëm, Ismajl Smakiqi.
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka propozuar t’i vazhdohet kontrata Smakiqit për tre vjetët e ardhshme.
Ismail Smakiqi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) më 28 shtator 2011.
Pasi përfundimit të këtij mandati, Smakiqi me datën 01.10.2014 u riemërua Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë edhe për një mandat tre vjeçar.
Në këtë funksion, pra në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, Smakiqi është përgjegjës për të siguruar që funksionet e besuara në AKSP të zbatohen si duhet.
Para marrjes së mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm, Ismail Smakiqi ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në institucione dhe ndërmarrje publike, si dhe në biznesin privat.
Brenda vitit në AKSP trajnohen nga 12.000 deri në 13.000 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime bazë, të avancuara dhe të specializuara.
AKSP posedon 28 (njëzet e tetë) klasë mësimi dhe ka hapësirë banuese për 711 (shtatëqind e njëmbëdhjetë) studentë; Konviktet janë të ndara për meshkuj dhe femra. /arbresh.info/
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...