Skuadra në Premierë Ligë, Arsenali është duke u përballur me një krizë në mbrojtje pasi futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi nuk do të jetë në dispozicion për gjashtë javë.
Përveç reprezentuesit të Gjermanisë, Laurent Koscielny dhe Sead Kolasinac janë gjithashtu në dyshim për ndeshjen kundër Watfordit në vikend, transmeton portali arbresh.info.

Mustafi u lëndua në kofshë gjatë detyrës me skuadrën kombëtare, por nuk ishte e qartë koha se sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushës deri në momentin kur Arsene Wenger konfirmoi sot (e enjte) në një konferencë për shtyp.
Wenger pranoi se ka “shqetësime në mbrojtje” para udhëtimit të tyre në Watford dhe do t’i kërkohet për të bërë ndryshime në departamentin mbrojtës.
“Jam duke menduar për të rregullat problemet në mbrojtje, por mbi të gjitha unë do të vendos nesër për gjithçka”, ka thënë Wenger.
Koscielny do të kryej disa teste vonë në mbrëmje për të vendosur nëse do të jetë në dispozicion për të luajtur në vikend apo jo./arbresh.info/
Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...