Shefja e Zyrës së BE në Kosovë Natalya Apostolova, pas takimit që kishte me Grupin dhe Komisionet Parlamentare të PDK-së është duke zhvilluar takim edhe me Grupin dhe Komisionet Parlamentare të Vetëvendosjes.
Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV-së tha se në të gjitha legjislaturat ka pasur probleme për t’i kryer obligimet dhe përgjegjësitë e tyre, shkruan arbresh.info.
“Duke qenë në opozitë synojmë të kemi një opozitë të fuqishme. Ne e dimë që Kosova ka shumë sfida dhe e dimë rolin e BE që është në Kosovë pra nga viti 2008 dhe ju keni dhënë kontribut në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit e fusha të tjera por është fare e qartë që pritjet e qytetarëve për kontributin tuaj kanë qenë të mëdha dhe kjo ka të bëjë me hallet dhe problemet e tyre. Së pari shteti i Kosovës nuk e ka të kompletuar shtetësinë e vet po ashtu mendoj që problem serioz është që BE ka qenë që shumë vite këtu dhe është marrë me sistem të drejtësisë por çdo raport që vjen e cek që gjyqësori vazhdon të mos jetë i paanshëm”, ka thënë Konjufca.
Kurse sa i përket implementimit të MSA-së Konjufca ka kërkuar nga BE-ja që VV të udhëheq, pra ta mbikëqyr procesin e kësaj marrëveshje dhe të udhëheq me Komision./arbresh.info/

Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...