Manchester United është një ndër ekipet me më së shumti tifozë anembanë botës.
Mesin e tyre është edhe Rina Asani, e cila njihet si tfiozja më e flakët e Manchester United.
Madje, Asani ka fituar një fanellë të nënshkruar nga ylli i skuadrës angleze, Ander Herrera.
Ajo e fitoi në saje të një loje të organizuar prej Djajve të Kuq, e cila kishte të bënte me përfundimin e një fjalie, ku shpërblimi ishte një fanellë me nënshkrim të spanjollit.
“Ajo ndjenja kur…..”, ishte fjalia të cilën Unitedi kërkoi nga fansat që ta kompletojnë. Asani e plotësoi këtë fjali me “Ajo ndjenja kur Ander Herrera i përgjigjet mesazhit tënd”.
Unitedi më pas la edhe një mesazh sërish në Twitter duke uruar Asanin, gjersa kjo e fundit shfaqi gëzimin e madh duke thënë se “nuk mund të besojë që e ka fituar fanellën e nënshkruar nga Herrera dhe se është personi më i lumtur në botë”.


Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...