Për 11 ditë me radhë nuk ka insulinë në disa qytete në shtet. Arsye për këtë është pasi Agjencia e ilaçeve (MALMED) në javën e kaluar ka kryer kontrolle të shtuara të të gjitha serive të insulinës që sjellin distributorët.
Firmat distributore nuk kanë pasur aksione të shumta të insulinës dhe kështu kjo kontrollë e shtuar ka lënë pacientët pa insulinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Robert Bekiroski – drejtori i MALMED për Nova TV tha se agjencia javën e kaluar ka kryer kontrolle të shtuara të të gjitha serive të insulinës, për të cilat distributorët kanë dorëzuar dokumentacione. Ndërsa shtoi se insulina e kontrolluar është lëshuar për shitje.
Shoqata e pacientëve me diabet “Balans MK” në fillim të muajit shtator kërkoi nga MALMED të kryejë kontrolle se si transportohet dhe ruhet insulina, pasi dyshonin në cilësinë e saj.
Ndërsa kontrollet nga MALMED erdhën edhe pas presionit mediatik dhe kërkesës së pacientëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë shpjegime për mungesën e insulinës, ndërsa kanë shtuar se ka probleme teknike në distribuimin e saj.
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...