Gjatë ditës së sotme Komuna e Prishtinës ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.
Një me Qendrën Rajonale për Mjedis për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), përfaqësuar nga Drejtori i Zyrës në Kosovë , Agron Bektashi si dhe GIZ i përfaqësuar nga Kai Hofmann.
“Këto janë dy marrëveshje shumë të rëndësishme, njëra është me GIZ – in gjerman me të cilin ne do të bashkëpunojmë në disa fusha p.sh në menaxhimin e mbeturinave duke paraparë edhe një pilot projekt dhe me këtë bëhemi partnerë strategjik për zgjedhjen e njërit prej problemeve më të mëdha që i ka Prishtina.”, ka thënë Ahmeti.
Ai edhe marrëveshjen e dutë me REC dhe GIZ për hartimin e planit të veprimit e cilësoi si strategjike për mbrojtjen e mjedisit.
“Ne jemi Komuna e 21 – të në Kosovë që tashmë do ta ketë planin e veprimit, mirëpo kemi qenë për disa vite me radhë kryeqyteti i vetëm i cili nuk ka një plan të tillë të veprimit në ambient. Në bashkëpunim me këto dy organizata do ta hartojmë planin që do të parasheh të gjitha masat që duhet ndërmarrë. Një pjesë të këtyre masave tashmë e kemi ndërmarrë, por tani do t’i kemi edhe në formë të shkruar dhe do ta kemi si strategji”, tha kryetari Ahmeti.
Përmes marrëveshjeve të nënshkruara nga Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme do të bëhen zgjidhje të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit, ruajte të natyrës dhe zhvillim të përbashkët të infrastrukturës, me theks të veçantë për të krijuar kushte më të mira të jetës për qytetarë dhe mbrojtje të mjedisit në Komunën e Prishtinës.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...