Kandidati i AKR-së për Kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, në emisionin Magazina Lokale në Klan Kosova, ka thënë se fokusi i tij në rast se del fitues në zgjedhjet e 22 tetorit, është rinia e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
“Ne konsiderojmë që përmes projekteve të mëdha mund t’i zgjidhim problemet vogla nëpër qytete, sepse ka kaos të madh urban, dihet që sot në Prishtinë, shëndetësia nuk funksionon si duhet, nuk i kemi trotuaret e lira, s’kemi hapësira të lira, s’kemi parqe, s’kemi ndriçime, s’kemi çerdhe e shkolla të mjaftueshme, s’kemi kabinete e s’kemi strehimore të duhura për pensionistët”.
“Në një mënyrë rinia e Prishtinës është lënë anash, synimet tona janë formimi i një adrese për të rinjtë e Prishtinës, të jetë publike e ndërkombëtare”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës