Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë ekskluzive për TPZ.AL, ndër të tjera, ka folur për për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë qënë bashkë në qeveri.
Kryemadhi u shpreh se Rama e përdori LSI-në për të mbrojtur veten nga grupimet brenda Partisë Socialiste.
“Gjatë katër viteve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë nuk ka më LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President.
Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më.
Të vetmen mburojë që ka janë bandat e krimit të organizuar, oligarkët, të cilët u ka shtruar në tepsinë e tij qeverisëse. Çdo grup oligarkësh apo çdo grup mafioz kanë përfaqësuesit e tyre në ministri, për të ndjekur aferat e tyre korruptive dhe për të ndjekur gjithë procesin e tyre” u shpreh Kryemadhi.
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës