Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka zhvilluar takim me deputetë të Bundestagut gjerman, ku është pritur nga Siegmund Ehrmann (SPD), kryetar i Komisionit për Kulturë dhe Media, i shoqëruar nga Herlind Gundelach (CDU), nënkryetare e Komisionit dhe Johannes Selle (CDU), anëtar.
Në këtë takim u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes të dy vendeve, Kosovës e Gjermanisë.
Deputetët gjermanë u shprehën se janë të interesuar për të dëgjuar për jetën dhe organizimin kulturor në Kosovë dhe për punën që bën Qeveria e Kosovës, konkretisht MKRS në përmbushjen e kërkesave të komunitetit kulturor.
Në kuadër të tërë kësaj, drejtuesit e Komisionit për Kulturë dhe Media të Bundestagut shprehën gatishmërinë e plotë për të ndihmuar aty ku pala kosovare e sheh të nevojshme dhe të arsyeshme.
Ndërkaq, zëvendësministri Hoti, i falënderoi deputetët gjerman për pritjen e ngrohtë. Ai tha se Qeveria dhe populli i Kosovës i janë mirënjohës dhe falënderues shtetit gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fushat, e veçanërisht për ato që mbulon MKRS-ja.
Hoti tha se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të ndodh nëpërmjet instituteve, shkëmbimit të ekspertëve në këto pika, organizmin e aktiviteteve edukative kulturore, si trajnime, punëtori e seminare, aktiviteteve kulturore, duke krijuar kësisoj ngritjen e kuadrove por edhe të mundësive të reja.
“Në aspektin e bashkëpunimit mes të dyja shteteve, e nevojshme është që të ketë shkëmbim përvojash edhe në promovimin e diversitetit dhe dialogut kulturor i cili është mjet për t’i sjellë njerëzit e komuniteteve të ndryshme më afër”, tha Hoti.
Hoti tha se Kosova është përcaktuar për perspektivën evropiane dhe është e orientuar për integrim evropian, dhe në liberalizimin e vizave.
Ai vuri theksin në faktin se Qeveria e Kosovës, e në veçanti MKRS-ja në prioritetet e saj ka anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare kulturore, ku përmendi dhe kërkoi angazhimin e tyre në kuadër të procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Vodhi mjete pune e gjësende tjera, arrestohet 21-vjeçari në ...
Broja i motivuar pas golit të parë me Burnleyn
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...